Sport

Merr fund saga e Copa Libertadores, triumfon River Plate

Descriptive Text

Ka marrë fund saga e Copa Libertadoresit. River Plate është shpallur kampion pasi ka mposhtur pas vazhdimeve Boca Juniorsin.

Dy ekipet argjentinase barazuan 1 me 1 pas kohës së rregullt, ndërsa River Plate fitoi 3 me 1 pas vazhdimeve, në ndeshjen e kthimit. Pratto, Quintero e Martinez shënuan për River Platen, teksa Benedetto shënoi për Boca Juniorsin. Boca luajti nga minuta e 92-të pa një futbollist, për shkak të ndëshkimit me të kuq të Barriosit.

Takimi i parë ishte mbyllur baras, 2 me 2.

Kjo ndeshje e kthimit për dallim nga finalet tjera u zhvillua në Madrid të Spanjës. Ajo ishte paraparë të luhej më 24 nëntor, por tifozët vendas të River Plates kishin sulmuar autobusin dhe lojtarët e Boca Juniorsit duke detyruar federatën të shtyjë ndeshjen e dytë, por edhe lokacionin.