Ajeti realizon në “derbin e shqiptarëve” në Zvicër

Baseli fiton “derbin e shqiptarëve” në Zvicër

09 December 2018 16:32
18:13

2 me 0 ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes Basel – Zurich në xhiron e 17-të të Superligës zvicerane.

Albian Ajeti realizoi golin e parë për Baselin në “derbin e shqiptarëve”. Të dytin e shënoi Petretta.

16:32

Ajeti realizon në “derbin e shqiptarëve” në Zvicër

Sulmuesi i Baselit, Albian Ajeti, ka realizuar gol për skuadrën e tij në ndeshjen ndaj Zurichut, në “derbin e shqiptarëve” në Zvicër.

Reprezentuesi i Zvicrës shënoi në minutën e 19-të për të kaluar Baselin në epërsi, 1 me 0, në kuadër të xhiros së 17-të të Superligës zvicerane.

Te Baseli po paraqitet vetëm Ajeti, ndërsa te Zurichu po luajnë Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu e Mirlind Kryeziu.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme