Pogba pritet të largohet në janar nga Unitedi Foto: Ilustrim

Pogba pritet të largohet në janar nga Unitedi

09 December 2018 10:49

Marrëdhënia e Paul Pogbas me trajnerin e tij Jose Mourinho është aq e keqe sa që mesfushori francez mund të largohet në afatin kalimtar të janarit nga Old Traffordi, raporton Tuttosport.

Fituesi i Kupës së Botës është lënë në stol në dy ndeshje radhazi dhe ekipi luajti në një nivel më të lartë, veçanërisht në fitoren prej 4 me 1 ndaj Fulhamit, transmeton Koha.net.

Pas raportimeve se Mourinho e kishte quajtur Pogban “virus” para gjithë bashkëlojtarëve të tij në dhomën e zhveshjes, tani raportet e tyre duket se janë përkeqësuar edhe më tepër.

Dhe pas kësaj përplasje të fundit gazeta italiane raporton se Pogba mund të largohet në janar nga Unitedi.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme