Mësohen finalistët e Kupës në volejboll në të dyja kategoritë

Mësohen finalistët e Kupës në volejboll në të dyja kategoritë

08 dhjetor 2018 23:18

Janë zhvilluar sot gjysmëfinalet e Kupës së Federatës në të dyja kategoritë, për meshkuj dhe femra.

Në kategorinë e meshkujve Prishtina Volley e mposhti Drenicën me rezultat prej 3-0, derisa Luboteni e mposhti Therandën me rezultat të njëjtë, transmeton Koha.net. Kurse finalja ndërmjet Prishtina Volley dhe Lubotenit luhet nesër në ora 15:00.

Kurse në kategorinë e femrave Kastrioti shënoi fitore prej 3 me 0 kundër M Technologie. E Drita fitoi si mysafire e Skenderajt me rezultat 0-3. Në finale takohen Kastrioti e Drita nesër nga ora 17:00.

Finalet në të dyja kategoritë luhen nesër në Ferizaj në Pallatin e Sporteve “Bill Clinton”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme