Vazhdojnë polemikat për Topin e Artë: Votoi edhe gazetari që nuk ekziston

Vazhdojnë polemikat për Topin e Artë: Votoi edhe gazetari që nuk ekziston

08 dhjetor 2018 21:57

Struktura e votimit për Topin e Artë ka qenë në vëzhgim mikroskopik qëkur Luka Modriq u shpall lojtari më i mirë në botë, dhe polemikat për këtë çmim po vazhdojnë.

Marca shkruan se gazetari i listuar si korrespondent për Ishujt Komore nuk ekziston, përcjell Koha.net. Abdou Boina është listuar si gazetari që ka votuar për Komoret duke zgjedhur Kylian Mbappen, Modriqin, Ronaldon, Hazardin e Salahun në top pesë më të mirët.

Megjithatë gazeta nga shteti afrikan Al-watman raporton se Boina nuk ekziston dhe se faqja e vendosur te emri i tij “albaladcomores.com” ishte mbyllur më 2012.

“Mendoja se kisha halucinacione kur lexova se Albalad Comores ende ekziston”, thotë Toiminou Abdou, gazetar nga ky vend. “Kjo faqe ishte mbyllur gjashtë vjet më parë dhe aty asnjëherë s’ka qenë ndonjë gazetar i quajtur Abdou Boina. Ne kishim dy reporterë të sportit, Abdoul Youssouf për edicionin francez, dhe Sharif Ousseine për atë arab”.

Kurse, Stepahne Ahamadi, president i Shoqatës së Gazetarëve të Komores, gjithashtu ka mohuar se ekziston ndonjë gazetar me këtë emër, transmeton Koha.net.

“Nuk është regjistruar asnjë gazetar me emrin Abdou Boina. Mund ta kuptoj si gabim nga France Football nëse gazetari i përkiste një publikimi të caktuar, por ky person nuk ekziston”, thotë ai.

E gjithë kjo vjen pasi korrespondenti nga Trinidad dhe Tobago, Lasana Liburd kishte deklaruar se selektimi i tij për lojtarët më të mirë ishte i gabuar, dhe jo ajo çfarë kishte përzgjedhur ai.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme