Sport

Përfundon sezoni për Holdingun e lënduar

Rob Holdingu do t’i mungojë Arsenalit për pjesën e mbetur të sezonit shkaku i lëndimit që e pësoi në ndeshjen kundër Manchester Unitedit.

Qendërmbrojtësi pritet të bëhet operacion në gju pasi ka këputur ligamentet dhe rehabilitimi pritet të zgjasë nga gjashtë deri në nëntë muaj.

Arsenali përmes faqes zyrtare ka bërë të ditur se do të punojë në rikthimin e Holdingut në fushë sa më shpejtë që të jetë e mundur.