Sport

Yjet e Arsenalit kapen duke u bërë “dru”, njërit prej tyre i bie të fikët

Descriptive Text

Mesut Ozil dhe një grup i futbollistëve të Arsenalit janë në qendër të vëmendjes pasi janë pjesë e një video në të cilën shihen duke u bërë “dru”.

Në një video të publikuar nga gazeta “The Sun” shihet Ozil, Pierre-Emerick Aubameyang, Alexandre Lacazette dhe Matteo Guendozi duke përdorur nitro oksid – një përbërës legal që përdoret për t’u bërë dru dhe mund të shkaktojë efekte të rrezikshme anësore.

Ky skandal ka ndodhur pak ditë para se të fillonte sezoni në muajin gusht. Lojtarët ishin mbledhur në një aheng në një klub në Londër.

Pas konsumimit të këtij përbërësi Ozilit gati sa nuk i bie të fikët ndërsa e pëson Guendouzi që humbë ndjenjat nga përdorimi i tepruar.

Në video shihet edhe mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, por nuk është filmuar duke konsumuar nitrooksid.

Image