Sport

Majlinda pa luftë kalon në rrethin e dytë, Distria humb në Europian

Kampionia olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi ka kaluar në rrethin e dytë të Europianit që po mbahet në Warshaw të Polonisë.

Kelmendi në rrethin e dytë do të përballet me fituesen e duelit Chelsie Giles dhe Karolina Pienskowa.

Në këtë Europian është pritur që të ketë një finale kosovare mes Majlinda Kelmendit dhe Distria Krasniqit, mirëpo Krasniqi pësoi humbje nga polakja Agata Perenc.

Fitore të madhe ka siguruar edhe Nora Gjakova në kategorinë -57 kilogramë.