Kosovës nuk i ndahen vendet që i shkaktojnë telashe

Kosovës nuk i ndahen vendet që i shkaktojnë telashe

Arsim Maxhera 07 dhjetor 2018 09:10

Spanja e Ukraina janë dy vendet që deri më tash u kanë shkaktuar telashet më të mëdha sportistëve kosovarë. Dhe shorti shumë shpesh i vë sportistët kosovarë përballë atyre ukrainas e spanjollë.

Së fundi kjo ndodhi të enjten kur u hedh shorti për raundin elitar të kualifikimeve për kampionatin evropian të vitit 2019 për përfaqësueset U-17 në futboll. Kosova bën pjesë në Grupin 5, ndërsa kundërshtarë i ka Spanjën, Ukrainën e Greqinë.

Asnjë prej këtyre shteteve nuk njeh Pavarësinë e Kosovës, ndërsa për të bërë situatën edhe më të komplikuar, turneu i grupit 5 do të mbahet në Spanjë. Deri më tani Spanja shpesh ka diskriminuar sportistët kosovarë. Turneu i grupit 5 të raundit elitar do të mbahet prej 20 deri më 26 mars të vitit të ardhshëm.

Mediumet spanjolle i kanë kushtuar rëndësi faktit që Spanja do të luajë dhe do të jetë nikoqire e përfaqësueses së Kosovës, shtetit të cilin nuk e njeh. Edhe mediat më të mëdha spanjolle kanë shkruar për këtë.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme