Lyoni do 70 milionë euro për Fekirin

Lyoni do 70 milionë euro për Fekirin

06 dhjetor 2018 22:58

Nabil Fekir vazhdon të mbetet temë diskutimi se ku mund të transferohet.

Interesimin më të madh për francezin e kishin shfaqur Liverpooli dhe Chelsea, të cilat ishin shumë afër marrëveshjes, por në fund dështuan për shkak të shumës së lartë që kërkonte Lyoni.

Raportohet se klubi francez ka bërë të ditur se skuadra që e dëshiron 25 vjeçarin, duhet të paguajë së paku 70 milionë eurove.

Mesfushori ofanziv, shkëlqeu në kampionatin e kaluar ku shënoi 23 gola në 39 ndeshje, ndërkaq në këtë sezon është paraqitur në vetëm 4 ndeshje dhe nuk ka realizuar asnjë gol.

Kontrata me Lyonin i skadon në vitin 2020.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme