Kombëtaret U17 e U18 mësojnë rivalët për kualifikimet e Evropianit

Kombëtaret U17 e U18 mësojnë rivalët për kualifikimet e Evropianit

06 dhjetor 2018 18:13

Grupmoshat U17 dhe U19 të kombëtares së Kosovës kanë mësuar rivalët për Kampionatin Evropian 2019/2020.

Në shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës, Kosova U17 është renditur në grupin e 12–të e ku për kundërshtarë do të ketë Holandën, e cila e ka marrë edhe organizimin e këtij rundi që mbahet prej 9 deri më 15 tetor 2019, Uelsin dhe Slloveninë.

Ndërkaq që Kombëtarja U19, është në grupin e 5-të bashkë me Rusinë, Poloninë dhe Uellsin. Garat e rrethit të rregullt për këtë grupmoshë do të zhvillohen në Uells prej 13 deri më 19 nëntor 2019.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme