Fellaini s’do të dënohet për veprimin ndaj Guendouzit

Fellaini s’do të dënohet për veprimin ndaj Guendouzit

06 dhjetor 2018 15:02

Marouane Fellaini s’do të dënohet përkundër që mbrëmë e ngrehi për flokësh mesfushorin Matteo Guendouzi në derbin ndërmjet Manchester Unitedit dhe Arsenalit, raporton Sky Sports Neës.

ndodhi në përfundim të ndeshjes që përfundoi 2 me 2 në Old Trafford, dhe shumë qartë është parë nga gjyqtari Andre Marriner, që madje as nuk i dha karton Fellainit për atë veprim jo sportiv, transmeton Koha.net.

Marriner dha gjashtë kartonë të verdhë në këtë ndeshje, tre për secilën skuadër.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme