Shaqiri: Duhet të jemi të guximshëm

Shaqiri: Duhet të jemi të guximshëm

06 dhjetor 2018 14:40

Xherdan Shaqiri ka çmuar guximin e Liverpoolit në fitoren ndaj Burnleyt, të cilën e mposhti me përmbysje të rezultatit.

“Të Kuqtë” ishin duke humbur 1-0, dhe fituan në fund 1 me 3, me Shaqirin që shënoi golin e fundit, transmeton Koha.net.

“Ai (Kloppi) na tha se duhet të përfshihemi më tepër në lojë, të jemi më të gjallë, dhe të fitojmë topin më tepër sepse shpeshherë kemi kthyer topin prapa e jo përpara. Në pjesën e dytë ia dolëm më mirë dhe e menaxhuam lojën shumë mirë dhe shënuam tre gola. Duhet të jemi më guximtarë në këto ndeshje”, ka thënë Shaqiri.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme