Natasha, trajnerja e ekipit të meshkujve

Natasha, trajnerja e ekipit të meshkujve

06 dhjetor 2018 15:27

Të shpeshta janë rastet kur meshkujt futen në futbollin e femrave dhe do të duhej që dera të ishte hapur edhe për raste të kundërta, shkruan The Guardian.

Mirëpo, të rralla mbeten rastet kur femrat futen në futbollin e meshkujve. Dy ish-lojtarë gjysmëprofesionist, Matt Endersby e James Hatch morën përsipër klubin Arlesey Town nga Bedfordshire pas rënies në kategorinë e nëntë të Anglisë, në fillim të muajit qershor. Rënia kishte ndikuar që në ekip të mos kishte futbollistë mjaftueshëm dhe staf të trajnerëve, përcjell Koha Ditore.

Kështu që gjëja e parë që bënë ata ishte të angazhonin një trajner dhe për këtë punë e telefonuan Natasha Orchard-Smithin. Për ta ishte shumë e qartë, për shkak se e njihnin shumë mirë Natashan.

"Kur stërvitesha te Bartoni, ajo ishte personi që i jepte të gjitha informatat në lidhje se çfarë do të punohet. Mendoja me vete se kush është kjo femër që po i di të gjitha", kujton Endersby. "Kështu që, pasi morëm ekipin menduam për të angazhuar një trajnere. Dhe menjëherë në mendje më erdhi Natasha, që është shumë inteligjente. Për 20 vjet sa kam luajtur futboll, mund të them se Natasha është një prej më të mirëve që e kam parë në trajnim".

Të dy e dinin se angazhimi i Natashas si trajnere do të ishte shumë i pazakontë. Federata e Futbollit e Anglisë ka konfirmuar se Natasha është e vetmja trajnere në nëntë kategoritë e para të futbollit në këtë shtet...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme