Norvegjia me Lagerbackun po kthehet në hartën e futbollit

Norvegjia me Lagerbackun po kthehet në hartën e futbollit

06 dhjetor 2018 14:22

Tifozët norvegjezë të futbollit kanë shikuar nga anash, ndërsa fqinjët e tyre nordikë ishin në Kupën e Botës në Rusi këtë verë. Por nën drejtimin e Lars Lagerbackut, Norvegjia sërish duket si pretendente për t'u kualifikuar në turne të mëdhenj.

Që nga emërimi i tij në shkurt të vitit 2017, suedezi ka rindërtuar Norvegjinë në një skuadër që ka fituar grupin e vet në Ligën e Kombeve dhe ka gjasa reale për të arritur në finalet e Kampionatit Evropian për herë të parë pas 20 vjetëve, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.

"Jam relativisht i lumtur, por gjithmonë mundesh të jesh më i mirë. Por, ne nuk kemi pasur vetëm rezultate të mira. Për mendimin tim kemi bërë hapa të mëdhenj para në mënyrën se si luajmë, veçanërisht në aspektin defensiv. Ne duhet të jemi më të saktë në ofensivë, por kemi qenë të mirë në futje në zonë. Lojtarët janë paraqitur mirë, kanë punuar shumë dhe kanë krijuar një frymë të mirë brenda skuadrës", ka thënë suedezi 70-vjeçar Lagerback.

Atij i është dhënë puna që të arrijë suksesin që pati me Suedinë dhe më pas me Islandën...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme