Meta e quan Canën ambasador i shkëlqyer i vlerave më të mira njerëzore e sportive shqiptare

Meta e quan Canën ambasador i shkëlqyer i vlerave më të mira njerëzore e sportive shqiptare

06 dhjetor 2018 10:01

Tiranë, 6 dhjetor – Kapiteni legjendar i Kombëtares kuqezi, Lorik Cana, është padyshim një nga personalitetet e spikatura të futbollit tonë dhe një ambasador i shkëlqyer i vlerave më të mira njerëzore e sportive të shqiptarëve në botë.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, shprehet se jeta dhe karriera e tij, e përmbledhur mjeshtërisht në filmin dokumentar “Loriku”, është jashtëzakonisht frymëzuese për rininë e fëmijët shqiptarë.

Meta i uron suksese Canës në angazhimin e ri me Fondacionin e tij në shërbim të fëmijëve e sportit.

“Faleminderit Kapiten për emocionet që na ke dhuruar me talentin tënd dhe për promovimin e Shqipërisë”, thekson presidenti Meta.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme