Boca mbërrin në Madrid për ndeshjen e rrezikshmërisë së lartë

Boca mbërrin në Madrid për ndeshjen e rrezikshmërisë së lartë

06 dhjetor 2018 10:22

Boca Juniors ka arritur në Madrid të mërkurën, ndërsa po përgatitet për t'u përballur me skuadrën tjetër argjentinase dhe rivalen më të madhe, River Plate në ndeshjen e kthimit të Copa Libertadores, në një operacion, më të madhin të sigurisë për një ndeshje, që qyteti spanjoll ka pasur.

Një karvan i zhurmshëm prej 5.000 tifozëve të Bocas e kanë përcjellë autobusin e skuadrës në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa u nis nga stadiumi Bombonera për në Aeroportin në Buenos Aires, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.

Afro 10 mijë tifozë në total nga të dyja skuadrat pritet të udhëtojnë nga Argjentina për ndeshjen e kthimit, që është shtyrë dy herë dhe tash do të luhet të dielën në stadiumin "Santiago Bernabeu" të Madridit.

Me mundësinë që të arrijnë edhe dhjetëra e mijëra të tjerë argjentinas që jetojnë në Evropë, policia spanjolle e ka cilësuar këtë si një ndeshje të rrezikshmërisë më të lartë në histori të Madridit....(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme