Konkurrenca nga Gollini e motivon Berishën Foto: Ilustrim

Konkurrenca nga Gollini e motivon Berishën

06 dhjetor 2018 11:44

Portieri Etrit Berisha ka thënë se ka marrëdhënie të shkëlqyera me dy portierët e Atalantas, Pierluigi Gollini dhe Francesco Rossin. Berisha ka thënë se konkurrenca nga Gollinin e motivon më shumë dhe nuk ka kurrfarë hatërmbetjeje, përcjell Koha Ditore.

"Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyer dhe konkurrenca është e shëndoshë dhe e mirë për motiv. Të gjithë mundohemi ta japim maksimumin në stërvitje dhe ai që vendos në fund është trajneri Gian Piero Gasperini", ka thënë Berisha për televizionin zyrtar të klubit "TV Bergamo".

Berisha 29-vjeçar ka zënë vendin e titullarit tek Atalanta. Ka qenë në pesë ndeshjet e fundit titullar, derisa në total ka shtatë ndeshje këtë sezon. Në fillim të edicionit portier i parë ishte Pierluigi Gollini.

Berisha ka komentuar edhe ndeshjen e humbur të martën mbrëma nga Napoli 2:1. Pikët "e humbura" ndaj Napolit shpreson t'i kompensojë kundër Udineses. "Kundër Udineses kemi mundësi të kthehemi me fitore, edhe pse kundër një ekipi që ka nevojë për t'i ikur rënies është shumë vështirë", ka thënë Berisha. Ai tek Atalanta u transferua në verën e vitit të kaluar nga Lazio.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme