Del filmi drithërues për Lorik Canën

Del filmi drithërues për Lorik Canën

05 dhjetor 2018 21:28

Më në fund është publikuar edhe filmi autobiografik i ish-kapitenit të kombëtares shqiptare, Lorik Cana, i quajtur "Lorik".

Ky film ka pasur premierën sonte në Tiranë, me ç’rast ka mbledhur personalitete të ndryshme të sportit e politikës, transmeton Koha.net.

Një projekt ky i realizuar nga Andi Deçka, ku në ndihmë të këtij filmi autobiografik i kanë ardhur në ndihmë edhe njerëzit e afërm të futbollistit legjendar, Lorik Canës.

Ajo çka mund të theksojmë nga kjo pjesëz e këtij filmi, ishte rrëfimi i një prej pjesëtarëve të familjes së tij, teksa u shpreh se mbrëmjen e Beogradit në sfidën me Serbinë, kishte humbur vetëdijen kur pa atë çfarë ndodhi dhe se ishte trembur shumë për shëndetin e Lorikut.

Një rrëfim tjetër ishte edhe ish-sulmuesi francez, Xhibril Sise, teksa u shpreh se Cana ishte nga ata mbrojtësit që e shikoje sa në të majtë dhe sa në të djathë, sa në sulm ashtu edhe në prapavijë. Një legjendë si Loriku? E vështirë të përsëritet për herë të dytë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

BIG Day!!! 1st screening “LORIK” @andidecka

A post shared by Lorik Cana (@lorikcana) on

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme