Sport

Jamesi në bisedime me gjigantin italian

Descriptive Text

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio është takuar të mërkurën mbrëma me agjentin Jorge Mendes për të diskutuar rreth transferimit të James Rodriguezit dhe Fabinhos.

Shefi i klubit italian është parë të mërkurën në stadiumin Stade Louis II për ndeshjen e Monacos ndaj Borussia Dortmundit dhe kjo ka ngjallur spekulimet se ai ka shkuar për dy lojtarët.

Sipas Corriere dello Sport, Ausilio fillimisht ka biseduar për James Rodriguezin, i cili pritet të largohet nga Real Madridi gjatë verës dhe do të kushtojë 60 milionë euro.

Në radarin e drejtorit të Interit ishte edhe Fabinho, i cili do të kushtojë 30 milionë euro.