Sport

Rrjedhin online rezultatet, Modriq fiton Topin e Artë

Luka Modriq raportohet se do të fitojë Topin e Artë. Mesfushori i Real Madridit dhe Kroacisë, sipas votave, që janë publikuar online prin larg ndjekësit të parë, Cristiano Ronaldo.

“France Football” po njofton për renditjen e lojtarëve më të mirë të botës një nga një, deri në ceremoninë që mbahet në orën 20:00.

Modriq, sipas këtyre rezultateve, ka fituar 753 pikë, ndërsa Ronaldo 476.

Antoine Griezmann i Atletico Madridit është i treti me 414 pikë, i ndjekur nga Kylian Mbappe e Lionel Messi.

Top 10-sha kompletohet nga Mohamed Salah, Raphael Varane, Eden Hazard, Kevin de Bruyne dhe Harry Kane.

CR7 ka fituar Topin e Artë pesë herë, së fundmi më 2017.