Sport

Përfaqësueset e Kosovës në Alanya Cup

Pas hedhjes së shortit për kampionatin botëror 2019 për femra, që do të mbahet në Francë, përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka nisur përgatitjet .

Për një përgatitje sa më të mirë kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri është angazhuar dhe përmes agjentit të FIFA-s për organizimin e ndeshjeve Kenan Kurtesh, ka arritur që të sigurojë pjesëmarrjen e femrave në garën Alanya Cup për ekipe kombëtare.

Kjo kupë do të mbahet prej 27 shkurtit deri më 8 mars në Alanya e ku do të marrin pjesë veç Kosovës edhe Kombëtarja e Turqisë, Polonisë dhe Rumanisë.

garë është shumë domethënëse për Përfaqësuesen e Kosovës para garave para kualifikuese, të cilat mbahen nga 6-11 prill në Shqipëri, ku Kosova është në grup me Shqipërinë, Greqinë dhe Maltën.