Panucci beson në kualifikimin në euro 2020

Panucci beson në kualifikimin në euro 2020

02 December 2018 14:49

Menjëherë pas shortit të eliminatoreve të Euro 2020, përzgjedhësi i Shqipërisë, Christian Panucci ka shprehur besimin se kombëtarja shqiptare mund të kualifikohet në Kampionatin Evropian 2020.

Trajneri italian e quajti një short të pranueshëm, ndërsa theksoi se nëse do ketë skuadrën në formë, mund të synojë vendin e dytë.

Shqipëria është pjesë e Grupit H bashkë me Francën, Islandën, Turqinë, Moldavinë e Andorrën.

“Mund të shkonte më mirë, por edhe më keq. E pranojmë dhe do të punojmë që të bëjmë të pamundurën për t’u kualifikuar. Franca është favoritja e madhe, por dhe Turqia e Islanda janë ekipe mjaft të mira dhe do të garojnë për vendin e dytë. E rëndësishme është që të kem lojtarët në formë. Juve nuk u intereson shumë gjendja e lojtarëve, por vetëm rezultati, ndërsa mua më intereson forma e tyre për momentin”, ka thënë ai duke shtuar se e sheh Shqipërinë në vend të dytë nëse i ka të gjithë lojtarët në dispozicion, raporton tch.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme