Sport

Challandes flet për shortin për Euro 2020, e konsideron grup jo të lehtë

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka komentuar shortin e hedhur sot në Dublin për fazën eliminatore për Kampionatin Evropian 2020.

Kosova do të përballet me Anglinë, Çekinë, Bullgarinë e Malin e Zi në Grupin A, ndërsa për Challandesin ky është grup jo i lehtë.

Challandes ka thënë se Kosova do të synojë kualifikimin në Euro 2020 përmes eliminatoreve të rregullta dhe të mos presë Play-Offin e Ligës së Kombeve, më 2020, ku pritet të luajë në gjysmëfinale me Maqedoninë.

“Jo grup i lehtë, qartë. Jemi Kosova dhe s’mund të mendojmë se është grup i lehtë, por s’është i pamundur. Anglia është skuadër shumë e fortë, e dimë, por ekipet tjera, Çekia, Bullgaria e Mali i Zi gjithçka është e mundshme. Duhet të kemi ndeshje të mëdha ndaj tyre, kam besim në ekipin tim dhe mendoj se është përgatitje tepër e mirë për gjysmëfinalen ndaj Maqedonisë. Është shans për kualifikim. Nëse nisim këtë garë duhet të mendojmë se është e mundshme. Ishte ashtu në Ligën e Kombeve dhe është edhe në kualifikimet. Në kokën time mendoj se nëse kjo s’është e mundshme e kemi rastin tjetër. Jam i lumtur për këtë grup dhe me këtë garë mendoj se Kosova mund të tregojë atë që mundet dhe është e mundshme të ëndërrojmë”, ka thënë ai.