Sport

Paralajmëron Bonucci: Frikësohuni nga ky Juventus

Juventusi ka eliminuar Barcelonën me rezultat të pastër 3-0 në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, dhe pas ndeshjes mbrojtësi i Juves, Leonardo Bonucci ka thënë se rivalët e gjysmëfinales duhet t’i frikësohen këtij ekipi.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara Barcelona nuk arriti asnjëherë të shënojë në portën e Buffonit, pasi sonte rezultati final ishte 0-0, transmeton Koha.net.

“Ishte një performancë e me unitet të lartë. Kemi besim në vetveten, pasi t’i shënosh tre gola Barcelonës dhe më pas të mbash portën e paprekur në Camp Nou tregon se jemi ekip i madh, dhe tani janë edhe dy hapa të tjerë për të shkuar. Ky Juventus meriton të duartrokitet për shkak të qasjes që ka në çdo ndeshje, pa marr parasysh a është Barcelona apo Pescara, ky është nj hap tjetër i yni drejt rritjes, tani të gjithë kundërshtarët duhet të brengosen nga ky Juventus”, është shprehur Bonucci për Mediaset.

Juve është në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve së bashku me Real Madridin, Monacon dhe Atletico Madridin.

“Mendoj se nuk është se me cilin ekip nuk duam të përballemi, por fakti se të tri ekipet nuk duan të përballen tani me ne. Juventusi tani sjell frikë te të tjerët dhe e kemi dëshmuar veten, prandaj objektivi ynë është që të luajmë në finalen e Cardiffit”, ka thënë mbrojtësi italian, i cili pas takimi ndërroi fanellat me Leo Messin.