Kosova në grup me Anglinë e Shqipëria me Francën në rrugën për Euro 2020

02 dhjetor 2018 12:01

Kosova do të përballet me Anglinë, Çekinë, Bullgarinë e Malin e Zi në eliminatoret për Euro 2020. Ajo është caktuar të garojë në Grupin A, në shortin e hedhur sot në Dublin.

Në anën tjetër, Shqipëria do të ketë grup më të vështirë. Ajo do të jetë në Grupin H me Francën, Islandën, Turqinë, Moldavinë e Andorrën.

Evropiani 2020 do të ketë 24 skuadra pjesëmarrëse. 20 nga to do të caktohen prej këtyre kualifikimeve, që nisin në mars e përfundojnë në nëntor të vitit 2019. 20 ekipet që do të kualifikohen do të jenë dy ekipet e para të dhjetë grupeve kualifikuese. Katër të tjerat do të përcaktohen pas kësaj faze, përmes “Play-offit” të Ligës së Kombeve, ku Kosova ka siguruar gjysmëfinalen në Ligën D.


Grupi A

Anglia

Çekia

Bullgaria

Mali i Zi

Kosova


Grupi B

Portugalia

Ukraina

Serbia

Lituania

Luksemburgu


Grupi C

Holanda

Gjermania

Irlanda Veriore

Estonia

Bjellorusia


Grupi D

Zvicra

Danimarka

Irlanda

Gjeorgjia

Gjibraltari


Grupi E

Kroacia

Uellsi

Sllovakia

Hungaria

Azerbajxhani


Grupi F

Spanja

Suedia

Norvegjia

Rumania

Ishujt Faroe

Malta


Grupi G

Polonia

Austria

Izraeli

Sllovenia

Maqedonia

Letonia


Grupi H

Franca

Islanda

Turqi

Shqipëria

Moldavia

Andorra


Grupi I

Belgjika

Rusia

Skocia

Qipro

Kazakistani

San Marino


Grupi J

Italia

Bosnje & Hercegovina

Finlanda

Greqia

Armenia

Lihtenshtejni

Image


Gjithsej janë gjashtë vazo, plus një e Ligës së Kombeve e përbërë nga Anglia, Holanda, Portugalia e Zvicra.

Vazoja e parë: Spanja, Belgjika, Italia, Kroacia, Franca dhe Polonia.

Vazoja e dytë: Gjermania, Bosnja Hercegovina, Çekia, Danimarka, Islanda, Rusia, Suedia, Ukraina, Uellsi dhe Austria.

Vazoja e tretë: Finlanda, Irlanda e Veriut, Norvegjia, Irlanda, Serbia, Sllovakia, Turqia, Bullgaria, Izraeli dhe Skocia.

Vazoja e katërt: Shqipëria, Qipro, Estoni, Gjeorgji, Greqi, Lituani, Mali i Zi, Estoni, Hungari dhe Rumani.

Vazoja e pestë: Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Gjilbraltar, Kazakistan, Kosova, Luksemburg, Maqedoni, Moldavi dhe Ishujt Faraore.

Vazoja e gjashtë: Andora, Letonia, Lihtenshtejni, San Marino dhe Malta.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme