Wilder e Fury deklarohen pas meçit, të dy thonë se merituan fitoren

Wilder e Fury deklarohen pas meçit, të dy thonë se merituan fitoren

02 December 2018 08:15

Boksieri amerikan Deontay Wilder arriti të mbajë titullin e kategorisë së rëndë në WBC pasi barazoi në meçin me Tyson Furyn në Los Angeles të dielën në mëngjes sipas kohës sonë lokale.

Wilder arriti ta rrëzonte dy herë për tokë Furyn, por britaniku u ngrit duke e çuar deri në fund meçin madje duke rrezikuar titullin e Wilderit.

Meçi Wilder – Fury mbyllet pa fitues

Të dy boksierët mbetën akoma pa humbje. Të dy pas takimit shprehën se kanë merituar fitoren, në meçin para 18 mijë shikuesve.

“Mendoj se me dy nokdaunet kam fituar definitivisht”, deklaroi Wilder që tash ka 40 fitore e një barazim në karrierën e tij. “Dhamë gjithçka nga vetja sonte. Jemi të dy luftëtarë, por me ato dy rrëzime mendoj se e kam fituar meçin”, ka shtuar ai teksa ka garantuar për një rimeç.

Ish-kampioni Fury, që tash ka histori 27 fitore e vetëm një barazim, ka thënë se e ka merituar të fitonte pavarësisht se dy herë u rrëzua.

“U rrëzova dy herë, por akoma besoj se e kam fituar ndeshjen. Ky njeri ka goditje të frikshme dhe unë isha në gjendje të shmangja. Bota e di se kam fituar”, ka deklaruar britaniku. “Jemi dy kampionë të mëdhenj. Unë dhe ky burrë jemi dy më të mirët e botës”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme