Barcelona sot është eliminuar nga Liga e Kampionëve pasi humbi prej Juventusit me rezultat të përgjithshëm 3 me 0, transmeton Koha.net.
Por, përveç kësaj pesë herë futbollisti më i mirë në botë, Leo Messi ka një rekord të zi ndaj portierit të Juventusit, Gianluigi Buffon.
SPORF raporton se Messi asnjëherë nuk ka shënuar ndaj Buffonit.
Për këtë statistikë Buffon ka thënë se duhet t’iu falënderohet edhe mbrojtësve që ka para tij.
“Të them sinqerisht, kam qenë me fat të kem para meje mbrojtës të nivelit botëror, të cilët i kanë vështirësuar atij punën”, ka thënë Buffon.
Leo Messi ka shënuar 97 gola në garat evropiane, por asnjëra prej tyre nuk ishte ndaj Buffonit, shkruan Uefa.com.
FACT: Lionel Messi has still never scored a goal against Gianluigi Buffon. ⚽️❌ pic.twitter.com/oI35emQ83S
— SPORF (@Sporf) April 19, 2017
-
20 prill 2017 01:16
-
Shpërndaje në: