Sport

Ronaldo thyen rekordin 60 vjeçar te Juventusi

Descriptive Text

Cristiano Ronaldos nuk i është dashur shumë kohë për të vendosur rekord te ekipi i tij i ri, Juventusi.

Me golin e shënuar sot ndaj Fiorentinës sulmuesi portugez ka thyer rekordin 60 vjeçar te “Zonja e Vjetër”, transmeton Koha.net.

“Lojtari i fundit te Juventusi që kishte shënuar të paktën 10 gola në14 ndeshjet e para në sezonin e tij të parë në Serie A ishte John Charles në sezonin 1957/58. Dhe këtë e bëri sot Ronaldo”, thuhet në statistikën e OptaPaolo.