“MMA” tani edhe në Prishtinë

“MMA” tani edhe në Prishtinë

01 dhjetor 2018 23:35

Me iniciativën e Butrint Ejupit e Nuhi Gashit, në klubin “MMA Prishtina” po jetësohen të gjitha artet e përziera marciale në një vend, raporton KTV.

Kjo iniciativë nga sportisti i Taekwondos dhe trajnerit të disa sporteve të arteve marciale ka nisur tash e dy muaj.

Për qëllim ka afrimin e trajnerëve të gjitha sporteve të arteve marciale, masivizimin e klubeve dhe inkuadrimin e personave që dëshirojnë të mësojnë më shumë rreth tyre.

Përfaqësuesi i Kosovës në Taekwondo, Butrint Ejupi, thotë se në çdo trening ka diçka të re dhe stërvitjet nuk bëhen monotone.

Ejupi nënvizon se artet e përziera marciale janë të mira për t'u mbrojtur nga dhuna.

Përfaqësues i Kosovës në Taekwondo është edhe Qendrim Sejfijaj. Dëshira e tij ka qenë që të mësojë edhe tjera sporte luftarake, dhe ka një dëshirë.

I pëlqyer i tij është Khabib Nurmagomedov, sportist i luftërave në kafaz.

Përgatitjen e adhuruesve të arteve të përziera marciale e bën edhe Nuhi Gashi, trajner i Taekwondos, Jiu-Jitsus e Karates, bashkë me mjeshtrin e Aikidos, Adrian Islamin.

Trajneri Gashi thotë se stërvitjet bëhen tri herë në javë, por flet edhe për mënyrën e ushtrimeve dhe plan-programin.

Aktualisht janë rreth 20 persona që ushtrojnë sporte luftarake në një vend të vetëm, nga mosha 16-të vjeçare e më lartë. Shpresohet që të rritet interesimi edhe më shumë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme