Sport

Monaco me lehtësi kualifikohet në gjysmëfinale

Monaco e ka mposhtur edhe në ndeshjen kthyese Dortmundin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Pas fitores 2-3 në javën e kaluar, Monaco sonte fitoi me rezultat 3 me 1, transmeton Koha.net.

Vetëm pas tre minutave lojë Monaco krijoi epërsinë e parë përmes talentit të saj Kylian Mbappe, kurse në minutën e 17-të Falcao e dyfishoi epërsinë.

Në pjesën e dytë Dortmundi e ngushtoi epërsinë e Monacos përmes Marco Reusit.

Por, Monaco shënoi edhe njëherë në minutën e 81-të përmes Germainit.

Pas kësaj fitore Monaco tani i bashkohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Juventusit, Real Madridit dhe Atletico Madridit.