PSG-ja mbyll me epërsi pjesën e parë ndaj Liverpoolit Foto: Reuters

Liverpooli pëson në Paris, rrezikon të eliminohet

28 November 2018 21:48
22:58

Liverpooli ka pësuar humbje prej 2 me 1 në udhëtim te PSG-ja në kuadër të Ligës së Kampionëve.

2 me 1 ishte rezultati përfundimtar i takimit të sotëm, transmeton Koha.net.

Bernat e Neymar shënuan golat për PSG-në, kurse të vetmin gol për “Të Kuqtë” e shënoi Milneri.

Liverpooli që në ndeshjen e fundit e pret Napolit, mban vendin e tretë në Grupin C me 6 pikë. Kurse në vendin e dytë PSG-ja ka 8 pikë, e cila në ndeshjen e fundit luan ndaj Crvena Zvezdës.

21:48

PSG-ja mbyll me epërsi pjesën e parë ndaj Liverpoolit

PSG-ja ka bërë paraqitje fantastike në pjesën e parë ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Thomas Tuchelit e nisi për mrekulli takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 13 përmes Juan Bernatit, transmeton Koha.net.

Kurse golin e dytë e shënoi Neymari në minutën e 37.

Megjithatë Liverpooli arriti të ngushtojë rezultatin përmes Milnerit, që shënoi nga penaltia në minutën e 45+1.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme