Ronaldo i rekordeve Foto: Reuters

Ronaldo i rekordeve

28 November 2018 20:19

Rekordet vazhdojnë ta ndjekin Cristiano Ronaldon edhe te Juventusi.

Nga e marta mbrëma, portugezi është bërë futbollisti i parë me 100 fitore të realizuara në Ligën e Kampionëve, transmeton KTV.

Në fitoren e Juves ndaj Valencias, Ronaldo asistoi në golin e fitores që e shënoi Manxhukiq, që ishte fitorja e tretë e tij me skuadrën bardhezi.

5 herë futbollisti më i mirë i botës, fitoren e parë në Ligën e Kampionëve e kishte realizuar me Manchester Unitedin kundër Rangersit, në virin 2003.

Që nga ajo kohë, ai ka fituar në 26 ndeshje me Manchesterin, 71 ndeshje me Realin dhe 3 me Juventusin, në total 100 fitore ne Champions.

Në Ligën e Kampionëve, Ronaldo mban rekordin për më së shumti gola, gjithsej 121 dhe ka më së shumti gola brenda një sezoni, prej 17 shënimeve, që janë vetëm disa nga rekordet e asit portugez.

E një rekord të martën mbrëma e shënoi edhe Juventusi, që kalon fazën e grupeve për herë të pestë rresht, që është një rekord për “Zonjën e Vjetër”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme