Sport

Kloppi joshet nga “zëri erotik” i përkthyesit në konferencë

Descriptive Text

Jurgen Kloppi nuk ka shfaqur shenja presioni para ndeshjes kundër Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve pasi ka mbetur i mahnitur nga zëri i përkthyesit francez në konferencë.

Menaxheri gjerman e komplimentoi përkthyesin për zërin e tij “shumë erotik” derisa dëgjonte përkthimin nga gazetarët francez.

“Meqë ra fjala ky është një zë shumë erotik”, ka thënë Klopp.

“Urime. Uau. Bëje përsëri të lutem”, ka qenë porosia e gjermanit për përkthyesin, para se gazetarët të plasnin së qeshuri në këtë konferencë.