Sport

Lippi: Messi nuk është jashtë forme, por Barcelona

Descriptive Text

Trajneri italian, Marcello Lippi beson se Leo Messi nuk është jashtë formës, por është pjesa tjetër e skuadrës.

Ish-ekipi i tij, Juventusi sonte luan ndeshjen kthyese çerekfinale në Ligën e Kampionëve ndaj Barcelonës, të cilën e kishte mposhtur me 0-3 në Torino, transmeton Koha.net.

“Në përballjen e parë Juventusi më dha përshtypjen e një ekipi të fortë dhe shumë inteligjent. Barcelona ka kualitetet sulmuese që askush tjetër në botë nuk i ka, por vetëm kaq, kurse Juve ka gjëra të tjera. Bianconerët kanë mbrojtjen më të mirë në Evropë, dhe e dinë si të menaxhojnë ndeshjet”, është shprehur Lippi për Premium Sport.

Lippi beson se Juventusi do të provojë të zhvillojë lojë të ngjashme si në javën e kaluar edhe në Camp Nou.

“Ata do të provojnë të luajnë ashtu siç bën në Torino, jam i sigurt se do të vuajnë në momente, por jam i bindur se do të kenë shanse dhe Higuain e Dybala nuk do të gabojnë. A është Messi jashtë forme? Çdo herë që shoh rezultatet e Barcelonës shoh gola dhe asiste nga Messi. Nuk mendoj se ai është jashtë forme, por është pjesa tjetër e Barcelonës. Rënia ka më tepër në aspektin defansiv dhe kjo ka ndikuar në gjithë ekipin”, ka thënë Lippi.

Lippi është trajneri i fundit që ka fituar Ligën e Kampionëve me Juventusin, dhe trajneri aktual Max Allegri është krahasuar me të, dhe me këtë mendim pajtohet edhe vet Lippi.