Sport

Interi e dëshiron Mangalan e Cityt

Interi raportohet se ka ofruar 12 milionë funte për mbrojtësin e Manchester Cityt, Eliaquim Mangala.

Mangala pritet të largohet nga “Qytetarët” pasi nuk po gjen vend në ekipin e parë duke humbur garën ndaj John Stones, Aymeric Laporte, Nicolas Otamendi dhe Vincent Kompany.

27-vjeçari s’është paraqitur fare këtë sezon për ekipin e Pep Guardiolas.

Pjesën e dytë të sezonit të shkuar ai u huazua tek Evertoni, por u paraqit vetëm dy herë për shkak të problemeve me lëndime.

Ai mësohet se po kërkon vend në ekipin e parë, teksa “Football Italia” raporton se Interi është i hapur për një transferim të tij.