Sport

Isco mund të largohet nga Real Madridi në janar

Mesfushori spanjoll Isco, që nga ardhja e trajnerit Santiago Solari, ka mbetur në bankën rezervë të Real Madridit.

Kjo ka bërë që lojtari të mendojë largimin nga madrilenët, pasi dëshiron të luajë më shumë.

Sipas mediave spanjolle, 26-vjeçari pritet t’i shqyrtojë ofertat gjatë afatit kalimtar të janarit.

Isco ka kontratë me “Mbretërit” deri në vitin 2022.