Ronita, një prej pak volejbollisteve me talent dhe fat

Ronita, një prej pak volejbollisteve me talent dhe fat

25 nëntor 2018 12:00

“Ronita Leka, një ndër lojtaret kyç viteve të fundit te klubi jonë. Ishte titullare gjatë tre vjetëve të fundit, duke ndihmuar ekipin që të shpallet kampion për tre vjet radhazi dhe të fitojë të gjithë trofetë. Tregoi vlerat e veta si një kampione e vërtetë! Suksese Ronki... ti je kampione!!!”.

Ky ishte postimi i para pak ditëve i klubit të volejbollit Drita nga Gjilani, kushtuar lojtares së qendrës Ronita Leka, që karrierën do ta vazhdojë në Bundesligën e Austrisë, shkruan Koha Ditore.

21-vjeçarja ka disa ditë që është përshëndetur me bashkëlojtaret e deritashme te Drita. Ajo tashmë ka nisur stërvitjet me fituesin e Kupës së Austrisë, SG Prinz Brunnenbau Volleys.

Leka me ekipin austriak ka firmosur kontratë deri në fund të muajit prill të vitit të ardhshëm, por ka mundësi që të vazhdojë bashkëpunimin edhe më tej. Dhe ajo paraqet një prej rasteve të rralla që dikush nga volejbolli kosovar arrin të depërtojë në ligat elitare evropiane./Taki Sopi

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme