Barça i shpëton humbjes nga Atletico

Barça i shpëton humbjes nga Atletico

24 November 2018 22:49

Anësori problematik Ousmane Dembele që po kritikohet për mosangazhimin e tij te Barcelona, ka qenë shpëtimtar i ekipit në derbin ndaj Atletico Madridit që u zhvillua në kryeqytetin spanjoll.

Kampioni spanjoll po pësonte deri në minutën e 90 me golin e realizuar nga Diego Costa, ndërsa në fund të takimit doli në skenë 21-vjeçari francez që ia siguroi një pikë Barçës.

Lionel Messi gjeti të lirë Dembelen që pa problem mposhti Jan Oblakun për të mos lejuar që Atletico të marrë kreun në La Liga.

Me këtë barazim Barça mbetet në pozitën e parë me 25 pikë, një më shumë se Atletico në pozitën e dytë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme