Sport

West Hami “viktima” e radhës e Cityt

Manchester City ka vazhduar formën e lartë në Premier Ligë, duke mposhtur West Ham Unitedin me rezultat 4 me 0.

Kampioni anglez mposhti londinezët që në pjesën e parë me tre gola ndërsa realizoi edhe një në pjesën e dytë për rezultatin përfundimtar.

David Silva, Raheem Sterling dhe Leroy Sane realizuan në pjesën e parë kurse gjermani realizoi edhe golin e dytë personal dhe të katërtin për Cityn në pjesën e dytë.

Me këtë fitore City mbetet në pozitën e parë me 35 pikë, dy më shumë se Liverpooli në pozitën e dytë.