Sport

“Bianconerët” mund ta blejnë Jamesin për 42 milionë euro

Bayern Munichu mund ta lejojë James Rodriguezin të largohet nga skuadra e të kthehet te Real Madridi, por Juventusi mund ta ndjekë kolumbianin e ta blejë atë për 42 mln euro.

27-vjeçari, momentalisht, nuk është duke luajtur, pasi vuan nga një dëmtim në ligamentin e gjurit.

Për Jamesin ky është sezoni i dytë si i huazuar në Gjermani dhe bavarezët nuk e kanë aktivizuar klauzolën e blerjes së tij. Edhe në Real Madrid nuk ka vend dhe mundësia e “Bianconerëve” ta blerë atë është më e lehtë.

Këtë sezon, James ka kontribuar me tri gola dhe dy asistime në 11 ndeshje.