Televizioni japonez në terr xhiron medaljet në xhudo

Televizioni japonez në terr xhiron medaljet në xhudo

23 November 2018 16:57

Televizioni i Japonisë këto ditë ka qenë në Kosovë për të parë nga afër punën e madhe të xhudistëve dhe kushtet në të cilat ata punojnë për të fituar medaljet në këtë sport.

Në dy postime, trajneri Driton Kuka të premten ka thënë se reduktimet pa orar kanë shkaktuar vështirësi te ekipi që për 10 ditë do të ketë përgatitje për garat e radhës.

Së bashku me ekipin e Kosovës, Kuka ka thënë se në Pejë do të jenë edhe ekipe të shteteve tjera dhe mungesa e rrymës elektrike ka pamundësuar stërvitjet.

Sot ekipi i televizionit japonez NHK është detyruar të xhirojë në terr pasi në qendrën e stërvitjeve gjatë tërë ditës ka pasur reduktime të ashpra të rrymës.

“Populli po më doket po duron shumë! Kompanitë përgjegjëse për rrymë po na testojnë durimin! TV Nacional Japonez duke xhiruar medaljet e fituara në errësirë në Stërvitje kur u ndal rryma”, ka thënë trajneri Kuka.

“Tash me ja nis stërvitjet si Samuraja me qirinj,ose a është momenti që populli ti tregoj me protesta këtyre Kompanive që u ba teper!! Foto e bukur e trofeve pa rrymë”, ka shkruar trajneri duke postuar edhe fotografinë teksa televizioni japonez xhironte medaljet në terrin energjetik.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme