Sport

Halimi realizon gol të bukur për Brondbyn

Ylli i Kosovës, Besar Halimi, ka realizuar gol të bukur për skuadrën e tij Brondby në kuadër të Kupës në Danimarkë.

Ai realizoi golin e parë në fitoren 1 me 4 ndaj Marienlyst.

Ndeshje ishte e vlefshme për rrethin e 1/8 së finales.

Pas takimit, Halimi është shprehur i lumtur për këtë fitore dhe golin e tij.

“Mendoj se ia dolëm mirë, sidomos në fillim. Jemi shumë të lumtur. U përpoqa ta gjuaja direkt. Ishte i gol i mirë mendoj”, ka thënë ai.