Sport

Alonso pensionohet nga Formula 1

Descriptive Text

Dy herë kampioni i botës, Fernando Alonso, do të pensionohet nga Formula 1, pas përfundimit të sezonit, me garën e fundit që zhvillohet në Abu Dhabi të dielën.

Për spanjollin 37-vjeçar ky ka qenë sezoni i 17 në Formula 1 dhe i pesti me McLarenin.

Alonso e nisi karrierën në Formula 1 me ekipin që tani nuk ekziston, Minardi, në vitin 2001, dhe kaloi në Renault dy vite më pas.

Ai u bë kampioni më i ri i botës në historinë e Formula 1 me Renaultin në vitin 2005 dhe ishte triumfues edhe në vitin pasues.

Karriera e tij përfshin 32 fitore, 22 pole-position dhe 97 podiume deri tani, edhe pse që nga viti 2013 nuk e ka fituar asnjë garë që prej Grand Prix-së së Spanjës me Ferrarin.

Nuk është ngjitur në podium që kur iu ribashkua McLarenit në vitin 2015.

McLareni për vitin 2019 për vozitës do t’i ketë spanjollin Carlos Sainz që iu bashkua ekipit nga Renaulti dhe tinejxherin britanik, Lando Norris, që vjen nga roli i rezervistit.