Sport

Kosova nuk ka plane për miqësore në qershor

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll nuk pritet të luajë ndeshje miqësore kur do ta ketë grumbullimin e radhës, në qershor. Termin për miqësore në qershor ka, por jo edhe kushte për organizimin e saj.

Është kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, që ka treguar arsyet se pse nuk planifikohet ndeshje jogaruese në grumbullimin e qershorit, shkruan sot Koha Ditore.

"Nuk besoj se do të organizojmë ndonjë ndeshje miqësore në qershor, shkak është stadiumi. Ne nuk kemi një stadium se ku të luajmë dhe nuk i kemi prioritet miqësoret pa pasur një stadium", ka thënë Vokrri të martën për gazetën.

Vokrri ka thënë se është e vështirë të organizojnë ndeshje në territorin e një vendi tjetër. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.