Sport

Bayerni tronditet nga lëndimi i Neuerit

Përveç eliminimit nga Liga e Kampionëve, Bayern Munichu është tronditur me lajmin e lëndimit të portierit Manuel Neuer.

Kampioni gjerman sot ka njoftuar se gardiani ka pësuar një frakturë në kombën e tij të majtë gjatë ndeshjes me Real Madridin.

Edhe pse Bayerni ka njoftuar se Neuer do të mungojë një kohë të gjatë, raportohet se portieri do të mungojë së paku gjashtë javë.