Sport

Pas tetë vjetësh mungesë, Kubica kthehet në Formula 1

Descriptive Text

Robert Kubica i është rikthyer pistave të Formula 1 pasi ka arritur marrëveshje që të jetë pilot i Williamsit për vitin 2019.

Polaku që pësoi një lëndim të rëndë në garat rally para shtatë vjetësh, do të jetë partner i George Russell në bolidin e Williamsit.

Kubica, siç raporton Sky Sports, ka refuzuar një rol te Ferrari për t’u rikthyer si pilot.

Gjatë pesë sezoneve në Formula 1, Kubica shihej si kampion i ardhshëm, por gjatë rikthimit në vitin 2011, polaku u aksidentua në garat “Rally” dhe dukej se i erdhi fundi karrierës së tij në F1.

Në verën e vitit 2017, Kubica bëri një rikthim befasues në testet e F1 për Renaultin, duke rritur shpresën se një rikthim i plotë ishte i mundshëm.