Neymari bëhet gati për kthim te Barça

Neymari bëhet gati për kthim te Barça

21 November 2018 22:22

Barcelona raportohet se ka nisur një operacion sekret për të rikthyer në skuadër brazilianin Neymar.

Sipas “Goal.com”, katalonasit janë në bisedime me kampin e Neymarit për të nisur kthimin e tij në Camp Nou.

Neymari, i cili kaloi në Francë te Paris Saint-Germaini më 2017 për 222 milionë euro, nuk është i lumtur në “Parkun e Princave” dhe po dëshiron të largohet pavarësisht golave dhe trofeve me kampionët francezë.

Në raportim theksohet se ekipi i yllit brazilian është në diskutime me disa drejtorë të Barçës që i kanë dhënë instruksione lidhur me procedurën që të kthejnë në skuadër ish-lojtarin.

“Goal” thotë se Barcelona ka kërkuar që Neymari të dalë publikisht për të pranuar se ekziston një mundësi që të kthehet në Kataloni. Bordi ka kërkuar që me një deklaratë publike Neymari të shprehet se ka gabuar me mënyrën e largimit dhe të qetësojë fansat e irrituar me të.

Po ashtu pritet që të ulet paga e lojtarit dhe nëse dy palët pajtohen mund të arrihet rikthimi që deri vonë u konsiderua i pamundshëm.

Nëse përmbushen të gjitha këto kushte, “Goal” thotë se Barça do të nisë diskutimet me PSG-në për të përfunduar transferimin e lojtarit nga Ligue 1. Kjo konsiderohet e lehtë nga krerët e Barçës, sidomos nëse vetë lojtari publikisht thotë se s’është i lumtur në Francë dhe se i duhet ndryshim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme