Sport

PSG-ja rivalizon Realin për Eriksenin

Paris Saint-Germaini është futur në garë për transferimin e yllit Christian Eriksen nga Tottenham Hotspur.

Londinezët ende nuk janë pajtuar për vazhdimin e kontratës me danezin që pritet të jetë lojtar i lirë në verën e vitit 2019.

26-vjeçari që së fundmi është lidhur me një kalim te Real Madridi si pasardhës i Luka Modriqit, ka joshur interesimin edhe të PSG-së, raporton gazeta britanike “The Express”.

Eriksen, që fiton 70 mijë funte në javë, gjatë këtij sezoni është paraqitur në vetëm gjashtë ndeshje pasi ka pasur probleme me stomak.