Sport

Kosova me më së shumti gola të shënuar në Ligën e Kombeve

Kosova është përfaqësuesja që ka realizuar më së shumti gola në Ligën e Kombeve në të gjitha katër ligat e saj.

Në mesin e 55 kombëtareve pjesëmarrëse në katër liga me katër grupe secila, Kosova arriti të dalë me sulmin më të mirë.

Në gjashtë ndeshje në Grupin 3 të Ligës D, Kosova realizoi 15 gola teksa pësoi vetëm 2.

Më së shumti gola, Kosova i shënoi në ndeshjen e parafundit me Maltën ku fitoi 5 me 0 si mysafire, ndërsa katër gola i shënoi ndaj Azerbajxhanit në xhiron e fundit.

E dyta në këtë listë të golave ishte Zvicra me 14 gola të shënuar.